Sfidat e 'play-out'-it, verdikte kampionati
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dita e djeshme, e cila përkonte edhe me javën e fundit si në Kategorinë Superiore dhe në të Parën, ka dhënë edhe verdiktet e këtij sezoni futbollistik, i cili nisi më 10-11 shtator të 2011-ës. Kështu, është konfirmuar kampion Skënderbeu, por në dallim nga sezoni i shkuar skuadra bardhekuqe vuajti deri në ndeshjen e fundit, ndaj Pogradecit. Madje, kjo sfidë dhuroi sa gëzim nga njëra anë dhe lot nga ana tjetër, sepse liqenorët pas vetëm një sezoni mes më të mirëve u detyruan të zbresin direkt në Kategorinë e Parë. Ishte pikërisht humbja me Skënderbeun (natyrisht korçarët assesi nuk mund të toleronin, pasi në të kundërt do humbnin titullin kampion në favor të durrsakëve) ajo që solli edhe rënien e Pogradecit, i cili u la “jetim” edhe nga kryebashkiaku Artan Shkëmbi në javët e fundit (u tërhoq nga drejtimi dhe vetëm shlyente detyrimet financiare).
Ndërkohë, ashtu siç edhe pritej, në vend të dytë u rendit Teuta dhe pas saj Tirana, skuadra këto që kualifikohen për në Ligën e Evropës (Tirana do të luajë në turin e dytë, pasi shkon si finaliste e kupës). Sakaq duhet thënë se në Ligën e Evropës do të luajë edhe Flamurtari, kjo për shkak se në finalen e Kupës ka dalë një skuadër e renditur në tri vendet e para. Përveç Pogradecit, direkt në Kategori të Parë ka rënë që para një jave edhe Dinamo, ndërsa Tomori, Kamza dhe Apolonia do të luajnë nga një ndeshje “ply-out” me skuadrat që janë renditur në vendet 3, 4 dhe 5 në Kategorinë e Parë: përkatësisht Lushnja, Besa dhe Besëlidhja. Në Superiore është shpallur golashënues më i mirë Roland Dervishi i Shkumbinit me 20 gola dhe, si për çudi, ai është ndër goaledorët e vetëm, të paktën në dekadat e fundit, që merr këtë çmim duke qenë në një skuadër që ka luajtur deri në fund për mbijetesë.
Për sa i përket Kategorisë së Parë, kampion është shpallur prej dy javësh Luftëtari i Gjirokastrës, ndërsa Kukësi ngjitet direkt në Superiore si skuadra e dytë në renditje. Në “play-off”, siç thamë, kalojnë Lushnja, Besa dhe Besëlidhja, teksa Himara dhe Gramozi do të luajnë nga një ndeshje “play-out” me skuadrat që do renditen në vend të dytë në Grupin A dhe B të Kategorisë së Dytë. Kanë rënë direkt nga kategoria Skrapari dhe Vlora. Ndërsa këtu golashënuesi më i mirë është shpallur Kreshnik Ivanaj i Burrelit me 27 gola.
Teuta, klubi “fair-play” i Kategorisë Superiore
Teuta e Durrësit nuk e fitoi dot kampionatin, duke lëshuar në dy ndeshje (ndaj Laçit dhe Kamzës), por ama mund të krenohet me faktin se ka qenë skuadra më “fair-play” në fushën e lojës. Referuar renditjes së skuadrave për çmimin e “fair-play”-t, Teuta kryeson me 193.607 pikë. Pas saj vjen Vllaznia me 189.071 dhe Skënderbeu me 182.143. Pas treshes së kreut, renditja vazhdon me Flamurtarin (177.393 pikë), Tiranën (176.143 pikë), Bylisin (172.357 pikë), Kamzën (172.143 pikë), Dinamon (171.250 pikë), Pogradecin (168.679 pikë), Kastriotin (167.321 pikë), Shkumbinin (167.286 pikë), Apoloninë (165.786 pikë), Laçin (161.179 pikë) dhe Tomorin (156.214 pikë). Kujtojmë që kriter kryesor për këtë renditje është dënimi ose jo i skuadrës nga Komisioni i Disiplinës, sjellja ndaj kundërshtarit ose zyrtarëve të ndeshjes, si dhe numri sa më i paktë i kartonëve. Teuta numëron vetëm 50 kartonë në 26 ndeshje, nga të cilët asnjë i kuq.
SUPERIORE
Skënderbeu, kampion i Superiores. Kualifikohet për në Ligën e Kampioneve, turi i dytë pre-eliminator)
Teuta kualifikohet për në Ligën e Evropës (turi i parë preeliminator).
Tirana kualifikohet për në Ligën e Evropës si finaliste e kupës dhe luan nga turi i dytë pre-eliminator.
Flamurtari kualifikohet për në Ligën e Evropës (turi i parë pre-eliminator).
Dinamo dhe Pogradeci bien në Kategori të Parë.
Tomori, Kamza dhe Apolonia luajnë nga një ndeshje “playout”me skuadrat që janë renditur në vendet 3, 4 dhe 5 në
Kategorinë e Parë.
Roland Dervishi (Shkumbini), “Këpuca e Artë” e sezonit me 20 gola.
KATEGORIA 1
Luftëtari, kampion i Kategorisë së Parë
Kukësi ngjitet direkt në Superiore si skuadra e dytë në renditje.
Lushnja, Besa dhe Besëlidhja luajnë nga një ndeshje “playoff” me skuadrat e renditura në pozicionet 10, 11 dhe 12 në
Superiore.
Skrapari dhe Vlora bien në Kategori të Dytë.
Himara dhe Gramozi luajnë nga një ndeshje “play-out” meskuadrat që do të renditen në vend të dytë në Grupin A dhe
B të kategorisë së Dytë.
Kreshnik Ivanaj (Burreli), “Këpuca e Artë” e sezonit me 27 gola.
NDESHJET SHTESË
SUPERIORE/ “PLAY-OUT”
Tomori-Besëlidhja
Kamza-Besa
Apolonia-Lushnja
KATEGORIA 1/ “PLAY-OUT”
Himara-Tërbuni/ Sukthi
Gramozi-Partizani/Naftëtari