e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Serbia: Shqiperia na refuzoi oferten

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Serbia: Shqiperia na refuzoi oferten

Vendimi i dhënë nga komisioni i Apelit në UEFA ditën e djeshme, i cili është i njëjti me atë të shkallës së parë, ka rikthyer sërish akuzat e serbëve. “Përkundër faktit se vendimet e shkallës së parë ndikojnë direkt në ekipet e tjera, Portugalia, Danimarka dhe Armenia edhe pse nuk kishte shpresa për ndonjë vendim tjetër, ne i kërkuam Shqipërisë që të luanim një ndeshje tjetër pa tifozë, por Shqipëria e hodhi poshtë propozimin tonë”, thuhet në deklaratën që ka bërë Federata Serbe e Futbollit.

Përveç se kanë cituar faktin se, Shqipëria nuk ka pranuar propozimin e tyre për të luajtur ndeshjen edhe një herë, mediat serbe janë duke parë një komplot ndaj tyre. Siç shkruan gazeta Kurir, vendimi i dhënë ditën e djeshme ka të njëjtët përfitues. Portugalia dhe Danimarka favorizohen nga vendimi, pasi të dyja skuadrat, Shqipëria dhe Serbia nuk bëjnë asnjë hap përpara në rënditjen e grupit.