e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Senad Gashi: Rivali i vetëm në ring vetja ime

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Senad Gashi: Rivali i vetëm në ring vetja ime

Në ring është "makinë". Kjo është nofka për të pamposhturin e boksit profesionist, shqiptarin Senad Gashi. 12 duele, po kaq fitore të hipotekuara. Për më tepër të gjitha me nokaut. 12957312_10208598999469518_1705007953_nNë një intervistë për "Panorama Sport", 25-vjeçari shprehet i kënaqur me karrierën e tij të deritanishme.

Një bilanc emocionues për ju, 12 ndeshje, 12 me nokaut...

Po, e vërtetë. 12 duele të zhvilluara, po kaq fitore të arritura dhe të gjitha me nokaut. Prej të cilave 9 i kam fituar me "KO" që në raundin e parë. Parashikoj që në sfidën e ardhshme për titull botëror ta mbyll në raundin e katërt (qesh). Pasi dua t'i emocionoj më tepër tifozët, është e nevojshme për pak më shumë "show". senad gashiiNë kaq duele profesioniste, cila ka qenë për ju më e bukura?

Për mua thuajse të gjithë kanë qenë të bukura. E rëndësishme është që të stërvitem fort dhe nëse e realizoj në mënyrë sistematike, më pas çdo gjë duket e thjeshtë. senad gashiCili prej rivalëve në ring ju ka krijuar më tepër vështirësi?

Unë vetë jam kundërshtari më i fortë (qesh). Nëse stërvitesh çdo ditë dhe je i motivuar në maksimum, çdo kundërshtar është i njëjtë. Për dijeni, unë kam një CV të pasur në ring, duke nisur nga ai amator, ku kam zhvilluar 135 ndeshje. Më pas jam përballur edhe me boksierë të nivelit botëror, madje edhe kampionë.senad gashi boksikeriKë ka si pikë më të fortë Gashi në ring?

Në gjuhën e boksit quhet "Body Shot".

Pra, diferencën ndaj kundërshtarit e bëj me gjuajtjet fatale në ije. Keni një idhull tuajin në boksin profesionist?

Majk Tajson.gashii senadPse pikërisht atë?

Them se jemi afër në peshë, në shtatlartësi. Jam i vogël dhe i fuqishëm në boksim. Nuk preferojmë të bëjmë "show", duam t'i shkatërrojmë kundërshtarët. Me ata që janë më të gjatë se ne, mundësitë janë të pakta, ndaj shfrytëzojmë goditjet e forta për t'i neutralizuar. Seenad GashiCila është nofka juaj?

"Gachine Gun". Nga fakti që kam mbiemrin Gashi. Të gjithë më identifikojnë si makineri lufte.

Dueli i ardhshëm?

Më 21 maj, në Gjermani, kam planifikuar një duel me një lituanez, i vlefshëm për titull botëror në versionin GBU. Them se do të zhvillohet një ndeshje e bukur. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet të theksoj se kundërshtari është i fortë. Ka bërë 24 ndeshje, me një bilanc të suksesshëm.gashi senadA keni në planet tuaja për t'u ndeshur edhe në Shqipëri?

Realisht kam shumë qejf. Një vit më parë u ndesha në Pejë, në Kosovë. Ishte një atmosferë elektrizuese. Duke qenë se prej Shqipërisë kam origjinën, do të doja shumë që të zhvilloja edhe këtu një ndeshje. Por ju siguroj se në fund të këtij viti ose vitin tjetër do të më shihni në Shqipëri. Po shoh që keni shumë tatuazhe. gashi senadA ka ndonjëri prej tyre një dedikim special?

Të gjitha kanë një kuptim në vetvete. Ndërsa njëri prej tyre është për vëllain tim të ndarë nga jeta.

12966206_10208598999189511_136206849_n