e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Schumi eshte vete fajtor per aksidentin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Schumi eshte vete fajtor per aksidentin

Opinioni publik botëror u trondit një vit më parë nga aksidenti i kampionit të Formula 1, Michael Schumacher. Ai u rrëzua duke bërë ski dhe përplasi kokën në një resort francez. Një vit më pas, kampioni vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë. Rruga e tij drejt shërimit do jetë e gjatë, ndërkohë që disa sugjerojnë se ai mund të mos kthehet më kurrë si Schumi i mëparshëm.

Gazeta Bild është kthyer në vendin e aksidentit, në një lartësi 2700 metra. Në pistën Alpina ka sërish skiatorë, që nuk duken të shqetësuar. Gazeta shkruan se shkëmbinjtë ku ndodhi aksidenti vazhdojnë të jenë problem dhe nuk janë të siguruar siç duhet. Por drejtori i përgjithshëm i pistës, Jean Louis Leger- Mattei, thotë se fajin për aksidentin e ka pasur vetë gjermani.

“Ne nuk lejohemi dhe nuk duam të flasim për Michael Schumacher. Kjo ka ndodhur para disa kohësh dhe nuk është faji ynë. Aksidenti ndodhi jashtë pjesës së markuar të pistës, ai ishte vetë fajtor. Pse duhet të bllokojmë këtë zonë? Pas aksidentit të Schumacher nuk ka pasur më asnjë incident në këtë vend.”.