Emir Lenjani drejt Bundesliges
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E ardhmja e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Emir Lenjanit, mbetet ende në pikëpyetje, pavarësisht se merkatoja e dimrit do të hapet zyrtarisht në janar. Lojtari 24-vjeçar i Saint Gallen, kërkohet nga disa ekipe europiane, por në pole position mbetet klubi gjerman i Bundesligës, Shtutgardi. Trajneri i sapoemëruar Huub Stevens, sheh te Lenjani lojtarin ideal për krahun e majtë, ndërkohë që për objektivin mbijetesë synon përforcime edhe në pozicione të tjera.
Mësohet se ditët e fundit Lenjani ka vizituar Kosovën, ku ka marrë pjesë në disa aktivitete bamirësie, dhe është në pritje të zhvillimeve të fundit në merkato. Vijimi i karrierës te Saint Gallen duket i pamundur, pasi te skuadra zvicerane ka humbur vendin e titullarit për shkak të marrëdhënieve jo fort të mira me klubin. Gjithsesi paraqitjet me kombëtaren kuqezi i kanë rritur ndjeshëm kuotat e futbollistit, që me shumë mundësi do ta vijojë karrierën në Bundesligë. Lenjani është pjesë e përfaqësueses shqiptare që në viti 2013, teksa është aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol nën urdhrat e Xhani De Biazit.