e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Schumacher s'do te jete me Schumacher'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Schumacher s'do te jete me Schumacher'

Michael Schumacher ndodhet në koma, që pas aksidentit që pësoi më datë 29 dhjetor, teksa bënte ski në alpet e Francës. Një ekip mjekësh, specialistë të trurit, kanë deklaruar sot se, edhe në qoftë se Schumacher do të arrinte të dilte nga koma, ai do të ishte një tjetër njeri. 45-vjeçari ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë, ndaj dhe ai “nuk do të jetë më Schumacher-i i mëparshëm”, -shprehen mjekët. Kampioni i botës për shtatë herë radhazi në “Formula 1”, po mjekohet në “Grenoble University Hospital”, për dëmtime të trurit. 

Ndërkohë dy ditë më parë, mjekët që po mbikëqyrin Schumacher-in, u shprehën të frikësuar se legjenda e “Formula 1-s” mund ta kalojë gjithë jetën në koma. Revista gjermane “Focus” shkruante të mërkurën se, Schumacher rrezikon që të mos ngrihet më nga koma, pas disa testeve të kryera nga mjekët e spitalit në Grenoble të Francës. Të njëjtën gjë shkruante edhe gazeta “Bild”, e cila citonte një prej mjekëve që ka mjekuar  45-vjeçarin pas aksidentit, që thoshte se, “që kur ndodhi aksidenti, më 29 dhjetor, Shumi duket se nuk ka bërë asnjë përmirësim, çfarë ka çuar edhe në ngritjen e dyshimeve se mund të qëndrojë përgjithmonë në koma”.