e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Schalke 04 ne ndjekje te Van Der Vaart

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Schalke 04 ne ndjekje te Van Der Vaart
Agjenti i Rafael Van der Vaart ka konfirmuar se Schalke 04 është e interesuar për blerjen e futbollistit hollandez të Tottenham për të zëvendësuar Raulin, i cili tashmë do të luajë në Katar. “Mund të them se Schalke është interesuar për lojtarin tim”, theksoi Robert Geerlings, përfaqësues i ish-futbollistit të Real Madrid, në një intervistë për ‘Kicker’.

Zërat për një transferim të Van Der Vaart në Bundesligë lindën para disa ditësh, por vetë lojtari i përgënjeshtroi pas miqësores Hollandë-Estoni, kur deklaroi se do të qëndronte tek Tottenham, por shtoi se “në futboll kurrë nuk i dihet”.