Inter, 19 milione euro per Lucas Moura
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Inter ka nisur sulmin për blerjen e Lucas Moura. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, duke parë se blerja e Ezequiel Lavezzi po bëhet gjithmonë e më e vështirë, klubi italian po mendon për futbollistin e Sao Paolo. Presidenti Massimo Moratti duket se ka bërë edhe ofertën prej 19 milionë eurosh për klubin brazilian. Gjithsesi, kjo shifër duket e pamjaftueshme për momentin. Edhe Real Madrid është i interesuar për Lucas Moura, i cili luan në rolin e organizatorit. 20-vjeçari është një nga premtimet më të mëdha të futbollit brazilian.