e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

San Antonio nuk ndalet, Lejkërsat KO me Sakramenton

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
San Antonio nuk ndalet, Lejkërsat KO me Sakramenton

Janë luajtur në mbrëmje gjashtë ndeshje në ka mpionatin amerikan të basketbollit NBA. san antonio spursSkuadra e San Antonios, e cila renditet e dyta pas Golden Steit, në Konferencën e Perëndimit ka ruajtur ritmin e kryesuesve, teksa ka mundur dje me shifrat 108- 87 Los Anxhelos Klipërs, në një ndeshje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit.

Ky është suksesi i 57-të sezonal për "Spërsat". Protagonist në parket ishte edhe një herë tjetër basketbollisti amerikan, Leonard, i cili u dallua teksa arriti të realizonte 20 pikë, duke udhëhequr ekipin e tij te fitorja. Në kahun tjetër, nuk mjaftuan 22 pikët e Pol për të evituar humbjen e 14-të në kampionat.

Pas ecurisë pozitive, ekipi tjetër nga Los Anxhelosi, Lejkërs, bëri një hap mbrapa, pasi u mund 106-98 nga Sakramento, ndeshje e komanduar nga miqtë, të cilët dominuan plotësisht kundërshtarin në parket. Kusins dhe Kolison me nga 22 pikë e Gej me 20 pikë ishin "tre tenorët" e skuadrës së Sakramentos në këtë triumf.

Jashtë fushe fitoi edhe Toronto, 107-89 ndaj Miliokit, sfidë ku u dallua Lori me 25 pikë e 11 asiste, duke i dhuruar skuadrës së tij suksesin e 45-të sezonal. Indiana vuan, por në fund mposhti 103-98 Bostonin, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Te skuadra vendëse, Xhorxh ishte shënuesi më i mirë në parket, duke konfirmuar një formë të shkëlqyer në 2016. Amerikani realizoi 25 pikë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Tomas për miqtë.

Një sukses të rëndë- sishëm ka arritur në mbrëmje edhe skuadra e Orlandos, e cila fitoi me rezultatin 116-110 ndaj Denverit. Në këtë përballje, një mbrëmje e mirë për Furnier që realizoi 30 pikë, mbështetur edhe nga Smith me 25. Rikthehet te suksesi Bruklin, që mundi thellë 131-114 Filadelfian, falë 44 pikëve të Bogdanoviç.

Në Konferencën e Lindjes, Klivland komandon renditjen e shkëputur nga kanadezët e Torontos, që renditen në vendin e dytë. Ndërsa Boston Sëlltik, pavarësisht humbjes, ruan vendin e tretë përpara Majemit. Më pas, renditen respektivisht Atlanta, Sharlot, Indiana dhe Çikago, që janë tetë skuadrat në garë për fazën e "play off"-it.

Përgatiti: LEAR MAÇI