e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sampaoli: Konte te Çelsi se unë nuk dija anglisht

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sampaoli: Konte te Çelsi se unë nuk dija anglisht

Nëse Horge Sampa oli do t'i kishte thënë po pa hezituar Çelsit, atëherë Antonio Konte nuk do të kishte asnjë shans për të marrë stolin e tyre. Por arsyeja përse ish-trajneri i Kilit ka refuzuar ofertën e Roman Abramoviçit ka qenë "banale": mungesa e njohurive të mjaftueshme të gjuhës angleze.sampioli Çelsi do të zyrtarizojë trajnerin italian për 3 vitet e ardhshme si pasardhësin afatgjatë të Zhoze Murinjos, por tekniku argjentinas zbuloi se ish-trajneri i Juves nuk ka qenë kurrë zgjedhje e parë e kampionëve të Anglisë.

Sampaoli, i cili udhëhoqi Kilin drejt triumfit të parë në Kupën e Amerikës verën e shkuar, thotë se u takua personalisht me bosin rus të bluve. "Pata një takim me pronarin e Çelsit dhe ai më tha se unë isha zgjedhja e parë. Unë do të bëhesha trajneri i tyre i ardhshëm", deklaroi Sampaoli për radion argjentinase "Vorterix".

"Por më pas u shfaq edhe emri i Kontes dhe nisi të bëhej një garë mes nesh. U bë më shumë ai sesa unë. Unë kisha nevojë për pak kohë për të përmirësuar anglishten time, por një klub i tillë nuk ta jep dot këtë kohë", nënvizoi 56-vjeçari.

Konte do të ulet në stol menjëherë sapo të përfundojë aventurën e tij me Italinë në Europian. Një ditë më parë ai është takuar edhe me drejtuesit e federatës italiane për t'i vënë ata në dijeni për të ardhmen e tij. Ai do të marrë me vete në "Stamford Bridge" edhe stafin.

Plani është që të sjellë asistentët e tij të kombëtares, Anxhelo Alesio dhe Masimo Karrerën, por mund të ketë një vend edhe për vëllanë e tij, Xhanluka Konte, si zbulues talentesh.

Lista e Kontes vazhdon edhe me gurunë e fituesit, Paolo Berteli, dhe trajnerin Mauro Sandreani. Abramoviç dëshiron që trajneri provizor Gus Hidink të vijojë të punojë si këshilltar dhe Konte nuk ka pasur asnjë kundërshtim që 69- vjeçari të ngjitet në bord. Hidink do tentojë që talente si Kenedi apo Traore të vazhdojnë të kenë hapësira edhe në të ardhmen