e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sahit Prizreni shpallet kampion edhe në Australi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sahit Prizreni shpallet kampion edhe në Australi

Mundësi kuksian me pasaportë australiane, Sahit Prizreni, rikonfirmohet i pathyeshëm edhe në tokën e "kangurëve". Në kampionatin kombëtar të zhvilluar në Melburn, mundësi i stilit të lirë rikonfirmohet i pari në peshën 65 kg pasi kaloi me sukses katër duele.sahit Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", Prizreni u shpreh se ky sukses ishte i rëndësishëm në prag të kualifikueseve të Lojërave Olimpike "Rio 2016", ku edhe aty është pretendent.

Në rast kualifikimi, Prizreni e çon në tre numrin e pjesëmarrjeve në një event kaq të rëndësishëm në karrierë pas edicioneve të 2004-ës e 2008-ës në Athinë e Pekin, asokohe nën logon kuqezi. Garat kualifikuese do të zhvillohen në Algjeri në datat 1-3 prill.

Ai u shpreh optimist për arritjen e normës. Në këtë garë dy vendet e para kanë të drejtën e kualifikimit për në Olimpiadë. Mes shumë sukseseve në karrierë në arenën ndërkombëtare, Prizreni është kurorëzuar edhe medalist i bronztë në Botërorin e 2007-ës në peshën 60 kg.