Sadiku shenon golin e nente, Kapllani fal Bajernin e Mynihut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Sadiku duket se ka marrë përsipër të çojë Lokarnon në majën e tabelës. Sulmuesi shqiptar i kësaj skuadre dhe njëkohësisht i përfaqësueses sonë Shpresa, është shfaqur edhe dje protagonist në fitoren e marrë 2-1 në shtëpi në SC Bruhl. Ishte pikërisht Sadiku, ai zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 9. Sabanoviç do të barazonte në minutën e 69-të, por 10 minuta më vonë Kabalero shënon golin e dytë, atë të fitores 2-1 për Lokarnon. Ky është goli i nëntë i Sadikut në këtë sezon, që e bën atë të jetë golashënuesi i tretë më i mirë i Challenge League të Zvicrës.
Ndërkohë që në Bundesligën gjermane Edmond Kapllani është aktivizuar si zëvendësues në minutën e 75-të të ndeshjes së humbur në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Augsburgu ndaj Bajernit të Mynihut. Sulmuesi shqiptar pati një mundësi të artë për të barazuar rezultatin në minutën e 89, kur i vetëm me portierin Nojer, nuk ka mundur të shënojë, pasi gjuajtja e tij u ndal nga gardiani i kombëtares gjermane.