e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bogdani, serish nje zevendesues. Cana, elozhe, por vetem ne stol

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bogdani, serish nje zevendesues. Cana, elozhe, por vetem ne stol
Edhe ndryshimi i trajnerit në stolin e Çezenës duket se nuk ka sjellë lajme të mira për Erjon Bogdanin. Në ndeshjen e humbur dje 0-1 në shtëpi ndaj Leçes, trajneri Daniele Arrigoni, sikurse edhe ai i mëparshmi Marko Xhampaolo, e ka lënë sulmuesin shqiptar në stolin e rezervave. Pas golit të pësuar në minutën e 56-të, tekniku i ri i romanjolëve vendos të luajë me tre sulmues dhe në minutën e 58 hedh në fushë Bogdanin, i cili gjithsesi nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën të shmangë humbjen e radhës, e cila i ka lënë në vendin e fundit të tabelës. Ndërkohë, Lorik Cana nuk është aktivizuar as edhe një minutë në ndeshjen që Lacio ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Parmës. Paraqitja e shqiptarit në ndeshjen ndaj Zyrihut në Europa League kishte bindur trajnerin Reja, por me gjithë elozhet që i ka bërë të shtunën (“Cana është një luftëtar. Shpresoj të jetë i qetë tani, do të jetë një ndihmesë për ne”), ai nuk e ka aktivizuar për as një minutë të vetme.