Sadiku, një hap larg Luzernës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Armando Sadiku është një hap larg Luzernës. Lajmin e kanë publikuar mediat zvicerane, sipas të cilave sulmuesi i Kombëtares shqiptare është fare pranë skuadrës së Ligës së parë zvicerane.
Bomberi realizoi 21 gola sezonin e shkuar me Lokarnon në Ligën e Dytë dhe është një prej futbollistëve më të lakmuar të kampionatit helvet. Për të interesohen edhe klube të tjera jashtë Zvicrës, por duket se vetë lojtarin e josh Luzerna. Këtu aktivizohet edhe mesfushori kuqezi, Jahmir Hyka. Ndërkaq, një tjetër shqiptar drejt kampionatit zviceran është edhe mbrojtësi vlonjat Franc Veliu, që kërkohet nga Lugano.