Edmond Kapllani, spektakel ne Gjermani
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edmond Kapllani ka mahnitur tifozët e FSV Frankfurtit në miqësoren e djeshme kundër ekipit të Kategorisë së Tretë, Ehsbornit. Sulmuesi shqiptar realizoi një dopietë duke u shfaqur lojtari më në formë i FSV Frankfurtit, që fitoi 3-0.
Trajneri Mohalman ka caktuar tetë ndeshje miqësore deri në fillim të kampionatit të Bundesligës 2 gjermane. Ai pat pohuar se do të testonte blerjen e verës, Kapllanin, dhe dy lojtarë të rinj, pasi nuk i njeh mirë. “Është e kotë të vësh në diskutim cilësitë e Kapllanit. Tifozët dhe media ushtruan një presion të madh gjatë këtyre ditëve, por mendoj se gjithçka ishte e pajustifikuar.
Ju e patë se çfarë është në gjendje të bëjë Kapllani, ndaj është mirë që tani ta lëmë të punojë i qetë”, – ka thënë trajneri i skuadrës gjermane, Beno Mohalman. Sulmuesi i Shqipërisë luajti gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse pat thënë para takimit se nuk ishte në gjendjen e tij optimale. Ai shënoi dy herë brenda 6 minutave duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 72-të dhe 78-të. Golat ishin të dy të shkëlqyer, sepse tek i pari ai përfitoi nga një kundërsulm dhe e mori topin nga mesfusha.
Pasi bëri një vrap prej më shumë se 40 metrash, nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin kundërshtar. Në golin e dytë ai shfrytëzoi një goditje dënimi dhe devijoi topin me kokë mes dy mbrojtësve, duke mposhtur sërish portierin kundërshtar. Kaq u desh që tifozët e pranishëm në stadium të FSV Frankfurtit të duartrokisnin sulmuesin 29-vjeçar.