Sa para fitoi De Biasi ne Shqiperi

Sa para fitoi De Biasi ne Shqiperi

Shqipëria është kualifikuar për në Euro 2016 dhe tashmë futbollistët i gëzohen premios “së majme” premtuar para ndeshjes, ndërkohë që trajneri Gianni De Biasi deklaroi me humor pas ndeshjes në Armeni se për rinovimin “mjaftojnë nja 2 milionë euro”.

Megjithatë, kot nuk thonë “shakaja është gjysma e së vërtetës”, sepse që në përfundim të kontratës aktuale, kurorëzuar me kualifikim, De Biasi është pasuruar dhe natyrisht që kërkon më shumë.

Në dy vitet e fundit trajneri italian ka përfituar rreth 200 mijë euro në vit, që do të thotë 400 mijë vetëm për edicionin eliminator të Euro 2016.

Gjithashtu, ndihmësit e tij, që janë 3, kanë marrë nga 50 mijë euro secili, shkruan “Sportal.al”. Fatura e De Biasit për federatën bëhet ‘e kripur’ sidomos nga premiot, sepse për çdo fitore dhe barazim ka pasur shpërblim, si për të, ashtu edhe për ndihmësit, ku natyrisht De Biasi ka qenë i privilegjuar, me 20 mijë euro për çdo fitore në transfertë dhe 10 mijë në shtëpi (gjysmë shpërblimi për barazimet).Megjithatë, pjesa e “luanit” nuk është kjo, sepse federata i kishte vendosur një klauzolë De Biazit:200 mijë euro premio, në rast kualifikimi për në Euro 2016.

Natyrisht, kur u firmos kontrata askush nuk i kushtoi rëndësi premios, sepse fundja ne ishim mësuar me dy vendet e fundit në renditje, por tashmë De Biasi prej ‘çekun’, para se të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës, që natyrisht pritet të jetë më e lartë se e shkuara.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama