Manaj i kerkoi falje De Biasi e godet serish I dergon SMS Tramezzanit

Manaj i kerkoi falje, De Biasi e 'godet' serish: I dergon SMS Tramezzanit

Trajneri De Biasi pavarësisht faktit që Manaj i kërkoi falje, e ka ‘godiur’ sërish sulmuesin.

“Sinqerisht besoj se djali është keqkuptuar, ndoshta e ka kuptuar keq atë çfarë i kanë thënë. Më ka dërguar vetëm një mesazh, dhe psezakonisht i shkruan Paolo­s. Por gjithsesi, kjo është një gjë e natyrshme dhe pozitive. Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse dëshirën e madhe të Reit për të qenë pjesë e këtij grupi.

Sigurisht ka shumë rëndësi ajo çfarë tregon në fushë, por ne jemi duke e ndjekur dhe jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij të mëdha.

Më bëhet qejfi që më kërkoi falje, edhe pse nuk ishte e nevojshme. Ai tregoi maturi dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë Jemi këtu për ta përkrahur”tha ai.

Ndërsa përsa i përket faktit nëse do ta grumbullojë në Francë, italiani u shpreh se “kjo varet nga fusha. Dyert për të janë gjithnjë të hapura” përfundoi ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama