Sa herë që Reali humb ndeshjen e parë është eliminuar në 8 ndeshjet e fundit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali i Madridit pësoi një dramë të vërtetë në Gjermani, përballë Volfsburgut, i cili falë dy golave në pjesën e parë arriti që të fitojë raundin e parë çerekfinal të Ligës së Kampioneve.
Ky fakt nuk është një ogur i mirë për "galaktikët", të paktën duke parë precedentët e tyre. Në tetë herë e fundit që spanjollët kanë humbur duelin e parë në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, e kanë parë veten të eliminuar.
Diçka e tillë ndodhi vjet kundër Juventusit, ku pas humbjes 2-1 në Torino, barazimi 1-1 në "Santiago Bernabeu" nuk mjaftojnë. Ndërkohë, kjo gjë i ka ndodhur edhe në 2012-2013 përballë Dortmundit, në 2011-2012-tën ndaj Bajernit të Mynihut; në 2010-2011 me Barcelonën (dy herë radhazi, edhe në 2008-2009), 2007-2008 ndaj Romës, 2005-2006 me Arsenalin dhe akoma më përpara me Lionin.