e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

SHKB nis hetimet per policin qe dhunoi te miturin per nje flamur

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
SHKB nis hetimet per policin qe dhunoi te miturin per nje flamur
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet ndaj një punonjësi policie, i cili akuzohet për dhunë ndaj një adoleshenti. Lajmi është konfirmuar nga burime brenda Ministrisë së Brendshme, të cilat theksojnë se SHKB-ja ka nisur hetimet pas kërkesës së ministrisë.

Ministri e Brendshme ka deklaruar se  nuk do të tolerojë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me detyrën  të efektivit të policisë. Një punonjës policie u filmua teksa dhunonte publikisht një të mitur, që kishte hequr një flamur për ta vendosur në ballkonin e shtëpisë.