e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vlora nderon Rexhep Qosen dhe Withers

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vlora nderon Rexhep Qosen dhe Withers
Vlora ka nderuar ne kete 100 vjetor te Pavaresise me titullin “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Rexhep Qose dhe ish ambasadorin e SHBA-se, ne vendin tone, Xhon Withers. Ne nje ceremoni te vecante para mijera te pranishmeve, kreu i bashkise se Vlores, Shpetim Gjiika ka vleresuar kontributin e madh te tyre dhene per vendin, secili ne fushen e vet.

“Rexhep Qose eshte pasardhes i denje i rilindesve. Kontributi juaj nuk ka qene ai i nje intelektuali te thjeshte. Qose perfaqeson nje dimension ne mbare kulturen shqiptare”- ka thene Gjika. Qose ka cmuar lart nderimin qe i eshte bere, duke shtuar se askush nuk mund t’i marre rolin e saj historik kombetar Vlores, nderkohe qe ka theksuar se shqiptaret festojne ne kete 100 vjetor jo si tosk e geke e as ndonje perkatesi tjeter, por si shqiptare te bashkuar.

Ish Ambasadori Withers, i nderuar per vlersimit ka deklaruar se vendi ka perpara sot te tjera sfida. ” Nuk kam asnjë dyshim se Shqipëria do të ketë një rilindje të re lirie. Vizioni i Qemalit i udhëhoqi ata njerëz trima, vizioni i Shqipërisë moderne do t’u udhëheqë përmes cdo sfide në rrugën tuaj. Ju do e përmbushni vizionin tuaj, idealin e një Shqipërie të begatë dhe të lirë”- tha Withers.

Qose: Kremtojmë si shqiptarë të bashkuar. Askush s’mund t’ia marrë Vlorës rolin historik kombëtar

“Tani 100 vjet shqiptarët nuk mblidhen dhe nuk kremtojnë si republikanë, as tosk a gegë, në Vlorë përkujtim dhe nderim të 28 nëntorit shqiptarët mblidhen e kremtojnë vetëm si shqiptarë, si shqiptarë të bashkuar që pashmangshëm do ta bëjnë Shqipërinë e bashkuar, për të cilën votuan delegatët e kuvendit të Vlorës, që ishte ideali i tyre, Shqipëria etnike”. Me këto fjalë ka përshëndetur akademiku Rexhep Qose, pas vlerësimit si ‘Qytetar Nderi’ i Vlorës’.

Qose duke falënderuar për vlerësimin e madh që shton obligimin e nderuesit ka deklaruar se kështu si ndodh sot ishte 99 vitet e shkuara, kështu do jetë 100 vitet e ardhshme, gjithmonë, deri sa të jetë Vlora e Vlora do të jetë gjithmonë.

“Këtë rol të madh, historik kombëtar Vlorës nuk do të mund t’ia marrë kush kurrë, ama kurrë, sepse këtë rol historik kombëtar Vlorës ia ka dhuruar historia dhe gjeografia, sepse këtë rol të madh të Vlorës e ka në mendje dhe në zemër të gjithë atdhetarët shqiptarë, si e kishte poeti i saj, e këndonte ‘Vlorën, thelb e kam në zemër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr’- tha Qose.

Qose ka pranuar se ndihet i privilegjuar për nderimin duke qenë qytetar nderi i Vlorës në vitin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

“Për cdo shqiptar, kudo qoftë që e do popullin dhe Shqipërinë e quanin nëna Shqipëria nuk mund të ketë nderim më të madh se prej vlonjateve të jetë i shpallur qytetar nderi i Vlorës. Nderim që e obligon të nderuan me këtë titull e si të mos jetë kështu. Vlora është qyteti i bukurisë dhe lavdisë shqiptare. Këtë lavdi Vlorës ia ka dhuruar historia, gjeografia dhe historia e përzgjodhën Vlorën që të jetë mendja dhe zemra e shqiptarëve më 28 nëntor”- tha Qose, duke vecuar arsyet qe e bene Vloren qytetin e zgjedhur.”

Rama: Mirënjohje Gjikës, detyrë në kushte të vështira

Ne fund ka pershendetur kreu i PS-se, Edi Rama, duke shprehur mirenjohje per punen e lavderueshme te bere nga Bashkia e Vlores, kreu i saj dhe gjithe vlonjatet.

‘Detyrën janë detyruar ta bëjnë mes kaq shumë vështirësish atëherë meritojnë të gjithë mirënjohjen tonë, mirënjohje për qytetarët e Vlorës, dëgjova që një nismë shumë e bukur spontane, qytetare për hapjen e dyerve të shpive për ata që vijnë nga Kosova ka një sukses të jashtëzakonshem dhe deri tani janë regjistruar mijëra qytetarë të Kosovës që janë strehuar në këto shtëpi”- tha Rama