Perleshje per Agimin e Arte midis nxenesve shqiptare dhe greke
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në një shkollë të mesme të Kretës ka ndodhur një zënkë midis nxënësve te kombësisë greke dhe shqiptare, e cila është përshkallëzuar në dhunë fizike, bën të ditur gazeta “Patris”. Shkaku i kësaj përleshjeje ka qenë postimi i në rrjetin social “facebook” i disa nxënësve për tubimin e Agimit të Artë. Dy nxënës mbetën të plagosur nga sherri dhe u dërguan në spital. Shkëndija e përleshjes ishin disa komente nga ana e një nxënësi shqiptar në lidhje me parulla të shkruara në tabelë për Agimin e Artë.