e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rusia jep alarmin: Objekte balistike ne Mesdhe. Izraeli: Realizuam nje test raketor me SHBA-te

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rusia jep alarmin: Objekte balistike ne Mesdhe. Izraeli: Realizuam nje test raketor me SHBA-te

Izraeli ka njoftuar se ka realizuar një test të përbashkët raketor me SHBA-të në Mesdhe.Kjo mund të ketë lidhje me atë që ka deklaruar Rusia se ajo ka konstatuar dy “objekte” mbi det. Ministria e mbrojtjes së Izraelit ka thënë se ka testuar një raketë e cila është përdorur në kuadër të sistemit të saj të mbrojtjes. Testi është kryer në të njejtën kohë kur ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se radari i saj ka kapur objektet. Një burim brenda forcave të sigurisë së Sirisë ka thënë se asnjë raketë nuk ka rënë në territorin sirian, derisa mediat ruse kanë thënë se duket që “objektet” kanë rënë në det. Këto raportime të paqarta janë bërë në kohën kur anijet e luftës së SHBA-ve janë vendosur në Mesdhe si përgatitje për sulme të mundshme kundër Sirisë.

Alarmi rus

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njofton se radarët e saj kanë konstatuar dy “objekte” balistike, drejt pjesës lindore të Mesdheut. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar një zëdhënës që ka thënë se nisja ishte bërë sot në mëngjes dhe se objektet ishin kapur nga sistemi i alarmimit të hershëm në Armavir, në pjesën jugore të Rusisë. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu ka raportuar te presidenti Vladimir Putin.  Nderkohe, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur luftanije në Mesdhe, në kuadër të përgatitjeve për aksion të mundshëm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Siri.