Fotografia suprize, Kerry dhe Assad darkojne ne Damask!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kjo është fotografia që John Kerry nuk do donte që ta publikonte kurrë. Fotografia e habitshme tregon sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry teksa shijon një darkë komode, private me diktatorin sirian Basha al-Assad. Kerry, që krahasoi Asadin me Hitlerin, qëndron në një tavolinë të vogël me diktatorin dhe gruan e tij. Fotografia besohet të jetë shkrepur në shkurt të vitit 2009 në restorantin, Naranj në Damask, kur Kerry kryesoi një delegacion në Siri, për të diskutuar lidhur me të ardhmen dhe paqen në rajon.
Kerry krahasoi dy ditë më parë diktatorin sirian, Bashar al-Assad me Adolf Hitlerin dhe Sadam Huseinin, pas provave se ai ka përdorur armë kimike për të vrarë rreth 1500 civilë. “Bashar al-Assad tani i bashkohet listës së Adolf Hitlerit dhe Sadam Huseinit, të cilët kanë përdorur këto armë në kohën e luftës,” tha Kerry gjatë fjalimit të tij.