Mos o Zot, nje Otranto e dyte! Zhduket nje gomone me 27 persona
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Mbrëmë në darkë është dhënë SOS në kanalin e Otrantos në detin Adriatik. Mendohet se është gomone-ilustrimzhdukur një gomone me 27 persona në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë duke kthyer frikën për një “Otranto” të dytë pas tragjedisë së ndodhur në vitin 1997. Nuk ka asnjë informacion për kombësinë, moshën apo nëse ka gra dhe fëmijë në mjetin lundrues. Sipas një njoftimi për mediat dhënë nga Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, rreth orës 20:50 të mbrëmjes së të hënës, gomonia ka lëshuar sinjalin SOS, pas të cilit menjëherë janë nisur drejt këtij rajoni dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
”Edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet”, thuhet në njoftim. Kërkimet po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm nga Roja bregdetare shqiptare dhe ajo italiane dhe dy helikopterë britanikë.