Rrogat, Gjoka do padisë bashkinë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ernest Gjoka do të hedhë në gjyq Bash kinë e Vlorës. Ishtrajneri i Flamurtarit për dy sezone ka bërë gati dosjen dhe shumë shpejt do t'i drejtohet gjykatës, ku do të hedhë në gjyq institucionin e qeverisjes vendore.
Gjoka kërkon 45 mijë euro, si borxh që Klubi i Futbollit Flamurtari i detyrohet nga koha kur menaxhohej nga bashkia. Bëhet fjalë për sezonin 2013-2014, kur Gjoka ka qenë në krye të pankinës vlonjate. Lajmi është konfirmuar për "Panorama Sport" nga vetë trajneri Ernest Gjoka.
Ai tha se bashkia nuk ka vullnetin për bashkëpunim, teksa e ka lënë Flamurtarin në mes të rrugës dhe, në këto kushte, do t'i drejtohet gjykatës. "Do t'i drejtohem gjykatës për paratë e mia. Kërkoj që zgjidhjen ta gjej drejt organizmave ligjvënëse, pasi nga Bashkia e Vlorës nuk ka bashkëpunim, jo vetëm me mua, por edhe Flamurtarin. Me sa duket e ka lënë në mes të rrugës dhe vetëm me gjyq mund të marr lekët që më takojnë. I kam gati të gjitha letrat dhe së shpejti do të hap procesin gjyqësor", tha Gjoka.
Komisioni - Një komision u ngrit në fund të vitit të kaluar në Klubin e Futbollit Flamurtari, me specialistë të klubit dhe bashkisë për evidentimin e borxheve. Komisioni mori në pyetje disa ish-lojtarë, të cilët janë në listën e borxheve.
Një prej tyre ishte edhe ish-trajneri Gjoka, i cili u pyet më 9 dhjetor 2015. "Në fund të vitit të kaluar takova komisionin që ishte ngritur në klub për evidentimin e borxheve. Prita që çështja të zgjidhej, pasi nuk jam bukëshkalë. Por, duke parë se nuk kishte asnjë përçapje, mendoj që ta zgjidh këtë çështje në gjyq", u shpreh ish-trajneri i vlonjatëve.
Rreziku nga Rajoviç - FIFA i ka dërguar një tjetër ultimatum Flamurtarit. Më 13 mars, në klubin vlonjat ka mbërritur një shkresë zyrtare, ku kërkohet që të bëhet sa më shpejt pagesa e borxhit të ishlojtarit të Flamurtarit, kroati Blazho Rajoviç.
Edhe pse nuk kishte afat, klubi duhet ta paguajë sa më shpejt të jetë e mundur borxhin prej 17 mijë euro, në të kundërt rrezikon shumë. Mësohet se deri më tani klubi nuk e ka paguar borxhin ndaj lojtarit kroat. Në një prononcim të dhënë pak ditë më parë për gazetën, administratori Sinan Idrizi i bëri thirrje bashkisë të përmbushë detyrimet e saj.
"Bashkia t'i dalë për zot këtij borxhi dhe të mos bëjë kukafshehthin. Pres të përmbushë detyrimet, pasi ky nuk është borxhi im. Dy pagesa i kam bërë, që nuk më takonin. Bashkia të reagojë sa nuk është vonë, pasi nëse na hiqen tri pikë të tjera, biem nga kategoria. Unë po paguaj borxhet e tyre, por nga bashkia nuk ka asnjë reagim. Të marrë përsipër detyrimet, pasi në të kundërt do të shkojmë në Kategori të Parë, nëse na hiqen tri pikë të tjera dhe kjo do të jetë e p