e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rriten kredite e keqija

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rriten kredite e keqija
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në periudhën korrik-shtator, huatë e pashlyera në banka u rritën me mbi 1.5 pikë përqindjeje, ndërsa krahasuar me një vit më parë ato janë 4.7 pikë përqindje më të larta.

Në periudhën korrik-shtator, huatë e pashlyera në banka u rritën me 1.5 pikë përqindjeje. Të krahasuara me vitin e kaluar, ato janë 4.7 pikë përqindje më të larta. Këto janë të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Me shifra kjo do të thotë 1 miliard e 265 milionë dollarë ose mbi 10% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB).

Një faktor i rritjes së kredive të pashlyera lidhet me vështirësinë financiare të buxhetit. Gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka krijuar një rrjet të gjerë detyrimesh të pashlyera ndaj kompanive private, të cilat kanë kryer punë publike, kryesisht në ndërtim.

Disa ditë më parë Banka Botërore tha se shifra mund të jetë nga 1.5 deri në 2 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por kjo nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht si nga qeveria ashtu dhe Banka e Shqipërisë si përgjegjësja kryesore për stabilitetin financiar të vendit. FMN dhe Banka Botërore këmbëngulin se detyrimet e fshehura të buxhetit e kanë transferuar zinxhirin e borxhit në banka. Në pamundësi për të arkëtuar paratë nga qeveria, bizneset nuk mund të shlyejnë kreditë që kanë marrë në banka.