Rama: Pallati i Kultures, si qender tregtare qe reklamon shkume rroje. Bashkia: S’e dekorove ne 11 vjet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama përmes një mesazhi në Twitter ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me zbukurimet që i janë bërë Pallatit të Kulturës nga Bashkia e Tiranës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ai e ka kritikuar këtë mënyrë dekorimi, duke e konsideruar si qesharake.
“Pallati i Kulturës dekorohet për 100 vjetorin si te që Qendër Tregtare që reklamon shkumë rroje me çmim të leverdishëm”.
Mesazhi i Ramës është shoqëruar edhe me një foto ku duket dekori i kështu Pallatin e Kulturës i mbushur me postera për 100 vjetorin e pavarësisë, çka mesa duket nuk i ka pëlqyer liderit të PS.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Tiranës që është kundërpërgjigjur me faktin se Rama për 11 vjet në krye të bashkisë nuk e dekoroi Tiranën për Festën e Flamurit dhe se dekorimi i vërtetë i Pallatit të Kulturës do të nisë më 15 nëntor.
“Përshëndesim pasionin e papritur të Ramës për dekorin. Rama për 11 vite nuk e dekoroi Tiranën për festën e Flamurit. Informojmë zotin Rama se dekorimi i Pallatit të Kulturës do të nisë më 15 nëntor”, thuhet në deklaratën e bashkisë.