Ekonomia e papagallit, cmimi i domateve & idhujt
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Qeveritë shkojnë e vijnë, pushtetet shkojnë e vijnë, politika ndryshon fasadë, por në thelb, ne këtu poshtë, mbetemi tek muhabeti i xhepit, me pyetjen e përjetshme, sa para mund të fitosh ndershëm në këtë vend, çfarë mund të bësh me paratë që fiton ndershëm në këtë vend, sa vlerësohet ne shoqëri paraja jote e ndershme dhe në fund të fundit, mbi çfarë shtyllash të jetës së përditshme është ndërtuar dhe po ndërtohet ky vend.
Në një rrugë të vetme i blejmë të gjitha, papagajt e vajzës, domatet e sallatës dhe idhujt e politikës. Vijnë të gjitha paketë në një, papagajtë me diskutimin e çmimit që shkon sa një e gjashta e një rroge mesatare, domatet që nuk iu ra çmimi gjithë verën dhe idhujt që i “shesin” shitësit në pothuaj të gjitha dyqanet, kioskat dhe rrugët dhe “I blejmë” të gjithë ne secili në mënyrën dhe shijen e vet.
Kombinimi interesant i servisur nga ambienti, media, debatet dhe gjithçka që i promovon dhe i rrethon, i bën njerëzit të ndjehen të rëndësishëm…dhe njëkohësisht pjesë e shoqërisë, e kësaj shoqëria të bazuar jo në “xhepin”, mundësitë dhe nivelin e jetesës, por në kombinimet, sherret dhe debatet për “ata” dhe “ata” dhe “ata” që shtohen duke prodhuar sasi, por ende të paprovuar në cilësi.
Po prisnim autobuzin me vajzën që mbante në dorë kafazin me dy papagajtë e saj me emra femre dhe mashkulli dhe shihnim sesi turreshin njerëzit për të hipur, zbritur, bërtitur…pastaj rrotat e autobuzit që gërryejnë ashpër asfaltin, diku mire, diku gropa-gropa…pastaj kamerierja me streçe që përplas filxhanin e kafes në tavolinë dhe atje përtej, dy pleq që flasin me zë të lartë për “ata”…
Njëri prej tyre afrohet dhe sheh me vëmendje papagajtë. –T’i kanë dhënë për femër dhe mashkull apo jo?,- pyet vajzën, që e sheh e çuditur. –Po,- i them unë me një lloj bezdie për njeriun e panjohur. –Të kanë gënjyer, - përgjigjet ai, - janë meshkuj të dy. Pastaj pyet sa kushton ushqimi i tyre. -2 mijë lekë në muaj,- përgjigjem unë shkurt. –Nuk qenka shumë, sa dy kile domate,- ma kthen plaku dhe na kthen shpinën për t’u kthyer tek muhabeti i “atyre”.
Vajza ime nuk i ka qejf të panjohurit dhe irritohet kur i flasin. Megjithatë, edhe ajo nuk i ka shpëtuar muhabetit “të atyre”, ashtu siç nuk i shpëtojmë dot ne të rriturit. Ajo i njeh të panjohurit e famshëm të këtij vendi, me apo pa dëshirë, sepse televizori buçet prej tyre, sepse prindërit flasin gjerë e gjatë për ta, sepse ne zihemi e grihemi për ta, sikur të mos kishim një tufë hallesh tonat për të diskutuar, duke filluar që nga çmimi i domateve.
“Ata” uzurpojnë jetën tonë të përditshme, duke na u bërë “burri i nënës”, siç tallem unë me një shprehje që vajza ime e urren. Po çfarë të bëj, si t’ia shpjegoj që as unë, mami i hekurt nuk i shpëtoj dot tundimit për të folur, debatuar dhe për t’u zënë për “ata”. Madje, herë-herë, kaloj limitet duke bërë tifozllëk për njërin apo tjetrin, sepse bëhet një gjë e vockël e mirë, apo një gjë e madhe e keqe.
Madje, për t’u bërë edhe më ironike e gjitha, fenomenet natyrore, janë bërë pikë krahasimi me ata, duke na hequr edhe ato pak mundësi që Zoti na ka dhënë për të mos lidhur gjithçka me “ata”. Ishte stuhi këto ditë, shi, bubullima, vetëtima, shiu litar…dhe përsëri, erdhën “ata”…Çfarë ulërime e erës si ata kur bërtasin në parlament…Çfarë vetëtime si fjalët gozhdë që lëshohen nga qielli i politikës…Çfarë bubullimash si ata kur shajnë njëri-tjetrin me shtatë breza…
Në rrugën tonë, dy vëllezër shesin fruta në një anë të rrugës. Kanë mollë Korçe me çmim të arsyeshëm, sa gjysma e çmimit të tregut. i blejmë me lehtësi, tek e fundit katër kile mollë kushtojnë sa ushqimi i muajit i papagajve. Por pak përtej, ka fruta të tjera, mandarina, portokaj e të tjera, e të tjera…me çmime që nuk i përballojmë dot. Një kile mandarina apo një kile portokaj janë pothuaj sa ushqimi i një muaji i papagajve ose sa dy bukë…-Po blej mollët e Korçës…,- më thotë një mikja ime, - të mira janë… bëjmë edhe pa portokaj dhe mandarina (edhe pse i prodhojmë vetë).
Sigurisht, bëjmë edhe pa to, siç bëjmë edhe pa shumë gjëra të tjera që ose nuk i kemi, ose nuk i blejmë dot. Në fund të fundit, jemi mësuar edhe të mos kemi, edhe të mos blejmë, edhe të jetojmë me pak, edhe të rritemi me të keq, edhe të vuajmë, por të jemi krenarë, edhe të tresim dhjamin nëse na ka mbetur, por të flasim për “ata”, ata që janë bërë fillimi dhe fundi i përditshmërisë sonë, sikur ne, të thjeshtët, të vegjlit, njerëzit e zakonshëm, të jemi të parëndësishëm, të pavlerë, bishtat e kësaj shoqërie që na merr shumë e na jep pak.
Personazhet e jetës sonë të përditshme, shitësi, plaku, njerëzit e rrugës, ata që ecin në këmbë dhe ata që ecin me makina të blera me kredi, ata që llogarisin të lidhin fillimin dhe fundin e muajit, ata që kronometrojnë kohën për tu kujdesur për gjithçka, fëmijët, familjen, të afërmit, për ata që vuajnë më shumë dhe kanë që nevojë më shumë, ata që nxjerrin qindarkat ndershëm, duke luftuar për një punë, për një rrogë, për pak para me tregtinë e vogël të kioskës, rrugës, apo dyqaneve të vogla, ata janë heronjtë e këtij vendi, kampionët e mirësisë që rrezikon të kompromentohet nga “ata”.
Heronjtë e jetës sonë të përditshme nuk arrijnë të ndajnë veten nga “ata”. Nuk arrijnë të kuptojnë se nuk kemi nevojë të merremi me ata, por me veten. Nuk arrijnë të kuptojnë se shteti është bërë dhe bëhet për të na shërbyer neve, të thjeshtëve, të vegjëlve, luftëtarëve të përjetshëm të të mirës, jo për t’u shërbyer atyre që na përcaktojnë çmimin e domates, ushqimin e papagallit dhe temën e muhabeteve, zënkave apo debateve.
Ajo që ne të vegjëlve të këtij vendi na intereson është xhepi, në kuptimin më të thjeshtë dhe më banal të fjalës. Shumica prej nesh as nuk e dinë çfarë do me thënë ekonomia e tregut, biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh, mikrofinancat, deficit buxhetor, e të tjera e të tjera, por të gjithë bëjmë hesapet tona, sa lekë kemi në xhep, sa mund të blejmë, çfarë mund të blejmë, në fund të fundit, me një shprehje të vetme, që e dëgjoj kaq shpesh këto ditë, “sa na mban xhepi.”

Përtej fyerjeve, sharjeve, debateve të nxehta se kush shiti e kush bleu, politika e madhe katandiset në politikën e vogël të jetës së përditshme, pikërisht në atë çmimin e domateve, rrugët, makinat që ecin si të çmendura, ulërimat dhe agresiviteti i panevojshëm që na bën të ndjehemi në alarm që kur çohemi në mëngjes e derisa flemë në darkë.
Këtë kisha në mëndje, në ditën e vizitës së Hillary Clinton, rruga ku kaloj me vajzën për ta çuar në shkollë nuk kishte makina. Kaluam qetë, me një qetësi që e kisha harruar duke mos pasur frikë dhe alarm se ndonjë i çmendur do kalojë me shpejtësi dhe do të na rrezikojë të dyjave. Më në fund, një ditë normale në vendin tim ku normaliteti po harrohet edhe si koncept!