Tirane, vdes gjate operacionit ne sy femija 11-vjeçar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një i mitur është ndarë nga jeta në duart e mjekëve gjatë kohës që po i kryhej një operacion në sy.Policia bëri të ditur se 11-vjeçari, D.Almadhi ka gjetur vdekjen gjatë një operacioni kirurgjikal që po kryente në sy në spitalin francez në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Ndërhyrja krirugjikale u krye për shkak të sëmundjes ‘Ptosis palpebral’ (rënie e qepallës) nga mjekë të huaj që asistojnë në këtë spital.
Familjarët kryen denoncim ndaj mjekëve në komisariatin numër 4, ndërsa grupi hetimor sekuestroi kartelën e pacientit të vogël nga spitali.
Policia bën të ditur se fëmijës i është kryer dhe një autopsi e plotë dhe priten përfundimet që do të përcjellin mjekët e autopsisë.
Ndërkaq mjekët nga ana e tyre kanë shpjeguar se shkak i vdekjes së fëmijës ka qenë anestezia e kryer. Sipas bluzave të bardha fëmija nuk ka përballuar dot anestezinë dhe ka humbur jetën gjatë opeacionit.