e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

100-vjetori i pavaresise, a do festojne se bashku Berisha dhe Rama?

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
100-vjetori i pavaresise, a do festojne se bashku Berisha dhe Rama?
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha përveç kompromisit të ofruar për opozitën, ka bërë edhe një deklaratë të papritur. Në një kohë kur deri tani flitej për festime të ndara të 100-vjetorit të pavarësisë, ai ka deklaruar se ky jubile do të kremtohet me 28 nëntor në Vlorë dhe jo në Tiranë siç është përfolur. Madje kryeministri foli edhe për një festim të përbashkët me liderin e opozitës, Edi Rama.

“Më erdhi shumë mirë që Rama do të jetë me 28 nëntor me ne, në Vlorë. Ky është një zhvillim pozitiv. Pretendimet e medieve të kontrolluara, se nuk do të festohet në Vlorë me 28 ishte absurditet sepse siç kam theksuar do festohet dhe në mënyrë madhështore”, u shpreh ai.

Sa i takon debatit se ku duhet të përqendrohen festimet, Berisha u shpreh se Tiranë nuk mund të anashkalohet, pavarësisht dëshirës së ndokujt.

“Tirana nuk është as e imja as e z. Rama por është e të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që jetojnë në Ballkan dhe në botë. Tirana ka detyrim madhor si kryeqytet. Në rast se ndokujt i festohej më mirë duke përjashtuar kryeqytetin e vendit nga festimet për 100-vjetorin të pavarësisë, i them se ke mbetur 200 vjet prapa. Do të nderojmë së bashku, Ismail Qemalin dhe të gjithë ata burra që firmosën deklaratën e pavarësisë dhe më pas do vazhdojmë festën në Tiranë”, deklaroi Berisha.