e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Rriten kredite e keqija, shkojne ne 24.2 %

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rriten kredite e keqija, shkojne ne 24.2 %
Kreditë me probleme në fund të muajit prill ar-ritën në 24.2%, nga 23.7% që ishin në mars  dhe brenda një viti shkalla e kredive me probleme u rrit me rreth 3.6 pikë përqindje. pavarësisht  nga pesha e rëndë e kredive me probleme, sistemi  bankar ka nivelin më të lartë të kapitalizimit në dy  vitet e fundit, me 15.9%, afro 4 pikë përqindje më  shumë nga ç?është e detyrueshme me rregullore.  Sistemi bankar përmirësoi rezultatin e vet financiar  në muajin prill dhe e mbylli katërmujorin e vitit me  një fitim prej afro 1.6 miliardë lekësh, nga rreth 1.3  miliardë lekë që kishte qenë rezultati i tremujorit.  Sipas Shoqatës së Bankave këto të dhëna tregojnë  për një sistem bankar që vijon të jetë fitimprurës,  ndonëse fitimet këtë vit janë më të ulëta krahasuar  me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.