Rama: Do ndryshoje loja, asnje tender per Ministrine e Shendetesise, buxheti do u kaloje spitaleve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kreu i opozitës Edi Rama ka vazhduar takimet elektorale ditëne sotme në Gjirokastër. Në një bashkëbisedim me banorët në “Këndin e Fjalës” Rama deklaroi se do të bëjë ndryshime rrënjësore në shëndetësi. “Asnjë tender ministrisë së Shëndetësisë, buxheti do u kalojë spitaleve. Kështu do të ndryshojë loja në mënyrë që të kalojmë në normalitet. Do jenë spitalet vetë që do të menaxhojnë të ardhurat dhe buxhetet e tyre”, tha Rama.
Sërisht ai përsëriti se i vjen turp që në këto kohë të premtojë ujin e pijshëm për banorët. “Tha do bjerë ujin. Po si do e sjellin ujin këta. Ujin e sjell shteti në rubinet, por rubineti nuk ka ujë. Shqipëria është vendi i dytë i pasur me ujë pas Norvegjisë. Sa herë vjen fushata përmendin ujin. Ore ujin e kemi pse nuk leni ta marrim. Cfarë është kjo kucdër e madhe që nuk sjell ujin. Mungesa e shtetit”, deklaroi Rama.