Patos, Rama: Ndeshkim me vote kryeministrit te paafte, turperon Shqiperine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas Roskovecit, Partia Socialiste iu është drejtuar Patosit, nga ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryesociliasti Rama, u shfaq mjaft entuziast. Ai e cilësoi Berishën si një kryeministër të paaftë që duhet larguar me votë. “Më 23 Qershor do të çlirojmë energji të jashtëzakonshme për punësimin, për shërbimet sipas nevojës dhe jo sipas qejfit, për të gjithë të punësuarit, për mësuesit, mjekët, njerëzit e naftës.
Nafta ka rënë në duart e grabitqarëve të kësaj qeverie. Saliu u dekorua nga vetja e vet me medaljen për vizion dhe reformat ë shëndetësisë. Sipas tyre, kryeministri që i ka bërë shëndetësisë atë që s’ia ka bërë asnjë regjim, asnjë qeveri, asnjë kryeministër, i bie që gjithë shqiptarët të jenë të lumtur me këtë shërbim shëndetësor.
Problemi me katragjyshin me antiplumb është se jo vetëm shqiptarët janë të varfër , të papunë dhe të braktisur në fatin e tyre por atij i pëlqen kaq shumë kjo ngjarjeje sa është i habitur, si ka mundësi që Shqipëria nuk është e lumtur me të. Ai është i bindur që punësimi, ekonomia, biznesi, spitalet dhe shërbimi shëndetësor po shkojnë shumë mirë. Për të gjitha këto arsye Shqipëria është e bindur që në 23 qershor duhet ta ndëshkojë me një votë masive jo vetëm si të paaftë por edhe si një personazh që e turpëron Shqipërinë”, u shpreh Rama.