'Agimi i Arte' projektligj kunder racizmit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia neonaziste “Agimi i Artë” ka dorëzuar në parlamentin grek një draft ligjor për mbrojtjen e shtetasve grekë nga racizmi. Agimi i Artë arsyeton se, “Ne e kemi thënë dhe po e përsërisim. Racizmi i vetëm që ekziston tani në vend, është ai kundër grekëve”, thuhej në njoftimin që shoqëronte projektligjin. Sipas Agimit të Artë, “fenomeni i emigracionit të paligjshëm është bërë një problem i madh për shoqërinë greke që nga viti 1991 deri tani. Në thelb ai është pushtim nën një luftë të pashpallur, që kërcënon të shkatërrojë sovranitetin tonë kombëtar. Politika ka dështuar për të ndihmuar qytetarët grekë, që janë viktima të krimeve monstruoze të përditshme.”
Projektligji i “Agimit të Artë” detajon nismat ligjore që duhet të ndërmerren për të luftuar krimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe masat që duhet të ndërmerren për ata që fyejnë historinë greke. Në mënyrë të veçantë, projektligji parashikon deri në 3 muaj burg për çdo emigrant që hyn në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa minimumi 10 vjet për çdo vepër penale të kryer prej tyre. Nga ana tjetër ata që përqeshin dhe fyejnë historinë greke, gojarisht, në shtyp, internet apo me çdo mënyrë tjetër, dënohen deri 20 000 euro gjobë.