Pritet shkarkimi i imamit te Prizrenit, i quajti femrat shqiptare ruspie
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Hoxhë Irfan Salihu nuk është pezulluar akoma. Megjithëse diçka e tillë do të ndodh shumë shpejt. Burime të Express kanë thënë se BIK ka marrë vendim që ta shkarkojë hoxhën Irfan Salihu, por që sipas të njëjtave burime kjo nuk do të ndodh për momentin për shkak të disa procedurave nëpër të cilat duhet të kalojë kjo gjë.
Aktualisht BIK me në krye Naim Tërnavën është duke ndërmarrë masa mbi kompetencat që ka, rreth fjalëve që hoxha ka përdorur duke komentuar dhe fyer femrën shqiptare në një video të shkarkuar në youtube. Kështu i ka thënë Express Grupit të Grave Deputete gjatë një takimi që ato kishin me myftiun e Kosovës Naim Tërnava.
“Ne sot patëm një takim me zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, më saktësisht me myftiun Tërnava. Gjatë bisedës me të ai na tregoj letrën ku kishin kërkuar deklaratë me shkrim nga hoxha i Prizrenit”, ka thënë Kryetarja e Bordit të Grave Deputetet, Teuta Sahatqiu për Express.
Sipas saj, Tërnava gjithashtu ka pohuar se BIK është duke marrë masa mbi kompetencat që ka.
“Myftiu na siguroi që janë duke ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm, pasi tha se brengat e njëjta sikurse grupi i grave deputete i ka edhe ai dhe BIK dhe na siguroi gjithashtu që nuk do të lejojë që diçka e tillë të përsëritet”, thotë Sahatqiu, e cila sqaron që mes tjera gratë kanë kërkuar që feja të predikohet ashtu siç shkruan në kuran që në tempullin e zotit të mos përdoren fyerjet. Sipas Sahatqiut, gjatë bisedës Tërnava iu ka treguar atyre se po i njëjti hoxhë kishte qenë i suspenduar edhe në herët pikërisht për fyerje.
“Ai kishte qenë i suspenduar që 6 muaj”, tha ajo. Derisa Sabri Bajgora sekretar i BIK ka sqaruar se hoxhë Irfan Salihu nuk është suspenduar. Sipas tij, me rastin në fjalë kryesia do të merret konform kushtetutës së BIK dhe ligjeve në fuqi.
“Pas shqyrtimit dhe ndjekjes së procedurave të rregullta ligjore të BIK, kryesia do të del me një deklaratë apo qëndrim publik për opinionin kosovar”, ka thënë Bajgora në faqen e tij të Facebook. Hoxhë Irfani ka qenë kryetemë e medieve të Kosovës kohëve të fundit për komentet e tij në youtube.com për amoralitetin e femrave shqiptare. Pasi Express kishte publikuar para dy dite videon e Hoxhë Irfan Salihut, reagime kishin ardhur nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës të cilat e kanë cilësuar gjuhë denigruese “predikimin” që ka bërë imami. Gratë Deputete thanë se Hoxha ka përdorur gjuhë helmuese që dhunon të drejtat e njeriut ndërsa është kërkuar nga BIK’u që të distancohet nga Irfan Salihu.
Reagime kishte pasur edhe nga Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ndërkaq reagimet e këtyre dy palëve partia LISBA konsideronte se këto janë më shumë sulme në drejtim të hoxhës. Ajo i ka quajtur sulme të paskrupullta ato që janë thënë për hoxhën nëpër media.