E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rregullorja për Kupat e Europës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rregullorja për Kupat e Europës

Klubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kupat e Europës përcaktohen si më poshtë;laci partizania) klubi që shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2014-2015 do të marrë pjesë në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve;

b) klubi që fiton Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

c) klubi që renditet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

d) klubi që renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

e) nëse klubi i shpallur kampion i Kategorisë Superiore fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi tjetër finalist i kupës do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

f) nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;

g) nëse skuadra e shpallur kampione e Kategorisë Superiore, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë dhe nëse skuadra finaliste e kupës është renditur në vendin e dytë ose të tretë, atëherë skuadra, që pozicionohet në vendin e katërt, do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës;