Ronaldo shkon 118 kile dhe vendos te sfidoje peshoren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për një kohë të gjatë ai ka qenë një nga futbollistët më të adhuruar të sportdashësve, por edhe ata të cilët dikur mund ta kenë pasur idhull, vështirë se do të mund ta njihnin në gjendjen që është sot. Qëkurse hoqi dorë nga futbolli, fenomeni i dikurshëm, braziliani Ronaldo, e la shumë pas dore aktivitetin fizik dhe rezultati ishte një bark i tmerrshëm i dhjamosur dhe një peshë rekord prej 118 kg.
Por tashmë ish-lojtari i Interit, Barcelonës dhe Real Madridit ka vendosur të sfidojë veten, duke marrë pjesë në një reality show brazilian me titull “Medida certa” (Pesha e duhur), qëllimi i të cilit është pikërisht rënia në peshë brenda një kohë të caktuar. “Aktiviteti im fizik është baras me zero”, – ka rrëfyer ish-kampioni. Masa e mesit të tij është 107 cm, 5 herë më shumë se limiti mesatar i lejuar, ndërsa pesha e tij është 20 kg më shumë se 10 vjet më parë, kur ishte aktiv në fushën e futbollit.
Por tani, 2 herë kampioni i botës ka vendosur të kthehet në formën e mëparshme fizike dhe të humbë kilet e tepërta në mënyrë që të jetë në gjendje të luajë sërish futboll, këtë herë për bamirësi.