e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Roma fiton ne tavoline ndeshjen e Kaljarit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roma fiton ne tavoline ndeshjen e Kaljarit
Roma fiton 0-3 në tavolinë transfertën e Kaljarit, e cila nuk u zhvillua në fundjavë  për shkak të anullimit nga ana e prefektit të zonës. Sipas Komisionit të Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit, klubi vendas shkeli dënimin e vendosur më parë dhe si rrjedhojë, u penalizua me këtë humbje. Pavarësisht dënimit që e detyronte Kaljarin të luante në fushën e tij pa tifozë, skuadra vendosi të nxirrte në shitje biletat për përballjen me Romën, duke sfiduar Federatën.

Me forcat e rendit të papërgatitura për zhvillimin e këtij takimi, prefekti shpalli shtyrjen, për shkak të “pamundësisë së sigurimit të rendit publik”. Pas moszhvillimit të ndeshjes, Roma paraqiti në Federatë një ankesë, e cila u pranua dhe në bazë të rregullores, klubit iu akordua fitorja dhe tre pikët e këtij takimi.