Ronaldo shënon më shumë se 21 lojtarët e tjerë së bashku
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde dhe të vendosë nivele të reja statistikore në botën e futbollit. Përveç aftësive të tij të gjithanshme në fushë, golat janë pa diskutim një nga elementët që e dallojnë në mënyrë të ndjeshme me lojtarët e tij.
Në fakt, në ndeshjen e sotme, ku Reali i Madridit do të përballet me Romën, ai ka arritur të shënojë në Europë, më tepër se të gjithë 21 futbollistët e tjerë që do të zbresin në fushë, të mbledhur së bashku.
Saktësisht, portugezi numëron plot 90 gola të realizuar nga ai. Ndërsa 21 të tjerët kapin në total shifrën e 82 golave. Edhe nëse në mënyrë befasuese në fushë do ishte Françesko Toti ose Karim Benzema, sërish raporti nuk do të ndryshonte dhe Kristiano do kishte gjetur rrugën e rrjetës më tepër se 21 lojtarë të tjerë.