Barcelona interesohet për yllin e Lestërit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rijad Mahrez është një nga emrat e Lestër Sitit për të cilin po flet e gjithë Europa. Mesfushori algjerian i kryesuesve të Premier Ligës ka tërhequr prej kohësh edhe vëmendjen e kampionëve të Europës.![lester]](http://www.panorama-sport.com/wp-content/uploads/2016/03/lester-490x291.jpg)
Dhe, sipas tabloidit "The Sun", Luis Enrike ka kërkuar që ta ketë pjesë të Barcelonës së tij duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, por zor se "dhelprat" do ta lënë të lirë yllin e tyre të largohet për një shifër të tillë, edhe pse e kanë blerë për vetëm 500 mijë euro.
Lojtari është vëzhguar shpesh nga skautët e Barcelonës gjatë këtij sezoni dhe ai nuk i ka zhgënjyer, duke shënuar edhe golin e 15-të këtë sezon javën e fundit ndaj Uotfordit. "The Sun" pretendon se Mahrezin e duan në "Kamp Nou" edhe më shumë se Marko Rojsin e Dortmundit.