e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo pëlqehet nga Junajtid, Mou letër drejtuesve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo pëlqehet nga Junajtid, Mou letër drejtuesve

Hoze Murinjo nuk është zyrtarizuar ende si trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtid, por mediat në Angli shkruajnë se portugezi është duke ideuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.real madrid ronaldo I pari në listën e dëshirave të tij është Kristiano Ronaldo. "Sunday Express" shkruan se Murinjo u ka dërguar një letër drejtuesve të "djajve" ku u kërkon të bëjnë një sforco financiare për t'i dhuruar në ekip yllin portugez.

Dashuri e përjetshmeJunajtid-Ronaldo është një dashuri, e cila nuk ka përfunduar kurrë. Pavarësisht transferimit të tij në Spanjë, numri shtatë nuk e ka harruar asnjëherë skuadrën që e bëri të njohur në arenën europiane.

Për më tepër, ai është i dashur edhe nga tifozët e Junajtid. Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur diskutime për rikthimin e tij në "shtëpi", por duket se tani ka ardhur koha e duhur. Murinjo kërkon të blindojë repartin e mbrojtjes dhe për më tepër të gjejë sa më shumë gola.

Kush më tepër se Ronaldo do t'i garantonte sukses portugezit në repartin e avancuar. Ai është një lojtar, të cilin e njeh mjaft mirë dhe raportet mes tyre janë të shkëlqyera. Pavarësisht se flitet se palët nuk kanë mendim pozitiv për njëri-tjetrin, askush nuk ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë për një krisje të marrëdhënieve.

Murinjo u ka kërkuar drejtuesve të Junajtid të nisin menjëherë kontaktet me Realin. Tentohet edhe Kros- Një tjetër lojtar i kërkuar nga Hoze Murinjo është Toni Kros. Murinjo e vlerëson maksimalisht mesfushorin gjerman, i cili është nga ata futbollistë që ndërton dhe shkatërron, tipik nga ata që pëlqen trajneri portugez. Junajtid është gati të ofrojë 40 milionë sterlina për të plotësuar një nga dy dëshirat e trajnerit të ardhshëm. Junajtid ka pasur një sezon shumë të vështirë gjatë këtij viti, ndërsa me Murinjon në stol duhen bërë investime, që ky i fundit ta rikthejë ekipin te triumfi. Van Gal me shumë mundësi nuk do të vazhdojë të jetë më në krye të "djajve" për sezonin e ardhshëm dhe drejtimin e skuadrës pritet ta marrë portugezi.