Ronaldo merret në mbrojtje nga LGBT në Spanjë: Sulme homofobie me Barcelonën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona ndodhet në telashe. Pas humbjes ndaj Realit të Madridit të shtunën me rezultatin 1-2 dhe pas përfshirjes së Lionel Mesit në skandalin e 'Panama papers', katalanasit ndodhen nën proces hetimor për homofobi.
Pjesë e fyerjeve është bërë Kristiano Ronaldo. Sipas shtypit spanjoll dhe atij britanik, Ronaldo është fyer gjatë minutës së heshtjes që u mbajt për nder të Joan Krujfit.
Vëzhguesit spanjollë kundër homofobisë e ka çuar çështjen në Komisionin Kundër Dhunës në Sport.
"Për disa muaj lojtari i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka qenë objekt i vazhdueshëm i fyerjeve dhe thashethemeve keqdashëse, edhe nga gazetarë sportivë dhe lojtarë amatorë nga klubet rivale, për të poshtëruar, ofenduar dhe denigruar një lojtar të madh.
Është e rëndësishme që të sqarohet se homofobinë nuk e vuajnë vetëm personat homoseksualë, por edhe të tjerë që denigrohen apo fyen",-ka thënë drejtori i observatorit për të drejtat e LGBT-së, Francisco Ramirez, sipas "The Sun.