e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nishani dekoron Partizanin, tifozët vërshëllejnë Dukën (video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nishani dekoron Partizanin, tifozët vërshëllejnë Dukën (video)

UPDATE/ Presidenti i Republikës Bujar Nishani i akordoi titullin 'Nderi i Kombit' klubit Partizani.

Çmimi ju dorëzua ish futbollistit të të kuqve, Mico Papadhopuli.

Untitled-15Vlerësimi në emër të kreut të shtetit u krye në ceremoninë për 70-vjetorin e themelimit të klubit të Partizanit.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, Papadhopuli përmedi edhe kreun e FSHF-së, Armando Duka.

12962578_10208775580527932_567204398_o

Nga ana e tyre, tifozët "Guerrils" që ndodheshin në sallë fishkëllyen, por kreu i FSHF-së u'a ktheu me buzëqeshje.

Ora: 20:21
Federata Shqiptare e Futbollit vlerësoi me çmimin "Klubi Legjendë" Partizanin. "Federata Shqiptare e Futbollit i jep çmimin "Klubi Legjendë" Për kontributin e dhënë dhe rritje cilësore të futbollit shqiptar",-tha përfaqësuesi i FSHF-së, Dritan Kokona

Ora: 20:00

Presidenti i Partizanit flet në ceremoninë e 70-vjetorit të themelimit të klubit. Gaz Demi theksoi se Partizani do të ketë shumë shpejt një kompleks të tijin, përfshirë edhe fushat stërvitore.

Ora: 19:30

Bashkim Anibali, Myfarete Laze, Shpat Kasapi, Eneda Tarifa performojnë në ceremoninë e 70-Vjetorit të themelimit të klubit të Partizanit.

Ora: 19:00
Miço Papadhopuli dekorohet me urdhërin 'Nderi i Kombit' në emër të Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit.

Ora: 18:00

Klubi Sportiv Partizani dhe FK Partizani çelën pasditen e së hënës në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen Galaj.

12923095_492624487598619_8519225793451387398_n (1)