Ronaldo, me shume penallti se kushdo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Portali i njohur “Goal.com” ka realizuar një renditje të lojtarëve që kanë shënuar më shumë penallti gjatë këtyre muajve të sezonit futbollistik 2014-2015. Edhe përsa i përket kësaj renditje të veçantë vendin e parë e mban ylli portugez Ronaldo. Cristiano ka shënuar 7 penallti me Real Madrid, më shumë se kushdo në Europë.
Pas tij vijnë Verhaegh i Augsburgut me 5 gola, Menez i Milanit me 4 gola së bashku me Agueron e Sitit me 4 gola. 2014 ka qenë një vit i shkëlqyer për Ronaldon i cili po renditet i pari në çdo renditje futbollistike. Çmimi i fundit për t’u fituar nga Ronaldo, që është dhe më i rëndësishmi natyrisht, është Topi i Artë i cili do të jepet në 12 janar.