e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo, makineria e golave që nuk di të ndryshket

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo, makineria e golave që nuk di të ndryshket

Në moshën 31- vjeçare, mbi Kris tiano Ronaldon qarkulluan hije dyshimi. A është më vendimtar?! Ylli portugez u dha të gjithë kritikëve përgjigje në mbrëmjen e 12 prillit 2016. Përballë Volfsburgut duhej një fitore me tre gola diferencë. ronaldooooEkipi nuk po arrinte të bënte diferencën dhe ai bëri gjithçka vetë, duke ndëshkuar kundërshtarin plot tri herë. Një gol me të djathtën, një me kokë dhe një me goditje dënimi. I gjithanshëm dhe vendimtar. CR7 nuk e ka ulur për asnjë moment ritmin dhe vazhdon të shkëlqejë si gjithnjë. A bën diferencën? Kudo.

Në Ligën e Kampioneve ka shënuar 16 gola deri tani, më shumë se të gjithë të tjerët. Rekordi historik në këtë kompeticion është me një gol më tepër dhe e ka vendosur sërish ai. Në kampionat ka gjetur rrugën e rrjetës 30 herë, duke kryesuar gjithashtu tabelën e golashënuesve.

Janë gjithsej 46 gola në 43 ndeshje. Shifra të çmendura të një futbollisti që nuk njeh për asnjë moment "plakje". Një makineri golash...

Del Piero - Kundër Volfsburgut ai shënoi golin e tij të 11-të në Champions, me goditje dënimi. Statistikë e barabartë me atë të Alesandro del Pieros, mjeshtrit të ekzekutimit të tyre. Italiani ia doli që të ndëshkojë kundërshtaret me goditje standarde po aq herë sa portugezi, i cili i ka të gjitha mundësitë që ta kalojë.

Mesi

Kristiano ka shënuar plot 95 gola në Ligën e Kampioneve dhe e vazhdon rivalitetin me argjentinasit, pavarësisht se i shkëputur. Tripleta e realizuar të martën, ishte e pesta për të në turneun europian, duke barazuar kështu edhe rekordin e "Pleshtit" të Barcelonës.

Objektivat

Champions-i është objektivi kryesor dhe do ishte një mbyllje me shumë sukses nëse triumfojnë këtë edicion. Pasi u eliminuan me vendim të Komisionit të Disiplinës nga Kupa e Mbretit, madrilenët u përqendruan më tepër tek Europa. Por, fitorja e fundit në "Kamp Nou" bëri që të ringjallen shpresat edhe te titulli kampion në Spanjë. Kur kanë mbetur gjashtë javë nga fundi, diferenca me kryesuesit e Barcelonës është katër pikë. Me një Ronaldo në formë të tillë, vështirë se ekipi i Zidanit të bëjë hapa falsë...