Ronaldo i sigurte: Golin e pare ndaj Bajernit e shenoj une
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Madrilenët duket se kanë marrë shumë zemër pas fitores së papritur në fushën e Barcelonës dhe mendojnë se një gjë të tillë do ta bëjnë edhe ndaj Bajernit të Mynihut të mërkurën. Madje, Ronaldo duket se nuk e diskuton fare këtë gje dhe deklaron se do të jetë pikërisht ai që do të shënojë golin e parë ndaj bavarezëve.
”Shpresoj dhe besoj që unë do të shënoj golin e parë. Kjo gjë do të jetë e mundur nëse tifozët janë pranë nesh dhe për ne. Është një ndeshje vendimtare, ku ne duhet të luajmë me 12 lojtarë, pra tifozët. Do të jetë vërtet një betejë e madhe, përballë një skuadre të madhe. Duhet patur kujdes nga Bajerni, sepse mund të na shkaktojë probleme me kundërsulme. Ata kanë mesfushë të mirë dhe kjo mund të paraqes rrezik” deklaroi Ronaldo. Ky i fundit u shpreh i sigurtë për arritjen e finales, ndërsa pohoi se nuk i intereson shumë nëse do të ndeshet me Barcelonën apo Çelsin.
Pavarësisht optimizmit të Ronaldos, Reali duhet të ketë kujdes, pasi Bajerni është një kockë e fortë dhe ndaj Realit gjithmonë ka bërë ndeshje të mëdha dhe ka mundur të fitojë shumë ndeshje. Madje, këtë gjë e ka bërë në mënyrë bindëse edhe në Madrid.