Berisha, heroi i Brisbane, i jep titullin skuadres! Video e golave dhe finales
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiptari eshte jo vetem njeriu gol, por edhe njeriu sherr i skuadres. Tifozet i therrasin: “Hiq bluzen dhe perleshu”. Brisbane Roar është ekipi kampion i sezonit 2011-12 në A-League, titulli i dytë radhazi për ekipin ku luan Besart Berisha. Pas performancës impresionuese gjatë gjithë sezonit, sulmuesi shqiptar ka lënë shenjë edhe në finalen e madhe ndaj Perth Glory, duke u bërë heroi i takimit duke shënuar të dy golat në fitoren 2-1.
Ndeshja u karakterizua nga dominimi dhe presioni iPerthnë fillim të takimit, ndërkohë qëBrisbanee kishte të vështirë të bënte lojën e saj. Një gabim që i kushton shumë Roar, me autogolin e Franjic, Perth Glory kalon në avantazh. Berisha shënon golin e barazimit në minutën 82 dhe me kalimin e minutave, emocionet mbërthejnë stadiumin Suncorp. Ndonëse me shumë polemika, në minutën e fundit të kohës shtesë, Berisha fiton një penallti dhe është pikërisht ai që godet topin dhe e çon në rrjetë.BrisbaneRoar shpallet ekipi kampion në ligën australiane të futbollit me lojtarin shqiptar që pushton menjëherë çdo hapësirë mediatike në vendin e largët dhe konsiderohet jo vetëm si protagonist i takimit, por si heroi i skuadrës fitimtare.