Ronaldo: Messin? Marredhenie profesionale me te si me cdo lojtar tjeter.
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ai ka marrëdhënie profesionale me Lionel Messin si futbollist, mirëpo ai nuk ka shoqëri me lojtarin e kombëtares së Argjentinës. Dy nga lojtarët më të mirë në botë kanë një rivalitet në mes tyre prej shumë kohësh, ku secili prej tyre mundohet të mbrojë nderin e klubit që përfaqëson. Por, siç raporton “Marca”, Ronaldo ka deklaruar se ai nuk ka shoqëri me Messin dhe nuk do të ketë ndonjë herë, por që e respekton si lojtar të Barcelonës.
“Lionel Messi është lojtar i madh”, ka deklaruar Ronaldo. “Unë kam marrëdhënie profesionale me të si me çdo lojtar tjetër”.
“Unë nuk jam shok me të sepse ne nuk ndajmë të njëjtën dhomë në zhveshtore. Unë e respektoj atë si lojtar profesionist të futbollit. Ne nuk jemi shokë të vërtetë, por të dy zhvillojmë profesionin e njëjtë”, ka thënë asi i Real Madridit.