e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Edhe stadiumi torturon tifozet e Liverpulit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe stadiumi torturon tifozet e Liverpulit
Tifozët e skuadrës së Liverpulit tashmë po persekutohen jo vetëm nga ekipi që nuk arrin rezultatet e kërkuara, pro edhe nga vetë stadiumi legjendar “Anfild”. Shumë tifozë të ekipit u bënë protagonistë pa dëshirë të një incidenti kur defekti i një ujitësi të fushës qullosi një pjesë prej tyre gjatë pushimit të ndeshjes kundër Njukasëll.

Pak para se skuadrat të hynin në fushë për fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së përfunduar në barazim 1-1, uji shpërtheu nga një ujitës fushë duke lagur mirë 20 rreshtat e parë në tribunën kryesore për të paktën 30 sekonda. Uji binte edhe në tribunën VIP të stadiumit por që ishte boshatisur në ato momente dhe zyrtarët e skuadrës shpëtuan pa u lagur nga kjo “shaka e qullur” që i bëri impianti i ujitjes i stadiumit.