Ronaldo: Dua te rikthehem te United
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se një ditë ai mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, Manchester United. Portugezi luajti për Djajtë e Kuq për plot gjashtë vite, para se të shitej te Real Madridi për një shumë rekorde, afro 100 milionë euro, në vitin 2009.
“E dua Manchester United. Çdokush e di këtë. E kam thënë shumë herë. Manchester është në zemrën time. Kam lënë shumë miq të mirë atje dhe tifozët janë të mahnitshëm. Dua të rikthehem një ditë”.
“Jam i lumtur te Real Madridi dhe kam edhe katër vite të tjera, por në të ardhmen kurrë nuk i dihet, pasi ata më kanë trajtuar në mënyrë të pabesueshme”.
“Vërtet më ka pëlqyer të jem te Manchester United”, ka thënë Ronaldo për Daily Mail.